Basha: Të dënohen me 22 vite burg politikanët që përfshihen në krime zgjedhore

Shqipëria

Basha: Të dënohen me 22 vite burg politikanët që përfshihen në krime zgjedhore

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:00
Lulzim Basha

Jo vetëm vetting në politikë. Partia Demokratike do të propozojë gjithashtu ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore.

Për politikanët që përfshihen në krime zgjedhore, PD kërkon që të dënohen me 22 vjet dhe t’iu ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike

“1.Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg.

2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë.

3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg. 

4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike. Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat