Bllokohen daljet e rrezikshme/ ARRSH vijon aksionin në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Bllokohen daljet e rrezikshme/ ARRSH vijon aksionin në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe IKMT vijojnë punën për bllokimin e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksioni u përqendrua më zonën e Maminasit dhe po vijon në drejtim të Sukthit.

Ndërkohë, pronarët e bizneseve u shprehën kundër bllokimit të rrugës, pasi nuk mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.

Ata thanë se nuk janë njoftuar paraprakisht nga autoritetet, ndërsa i parashtruan ARRSH-së dy kërkesa: atë të ndërtimit të një rruge dytësore nga Vora, deri tek Ura e Dajlanit, si dhe përcaktimin e të gjitha hyrjeve e daljeve në autostradë sipas standardeve rrugore. Në aksin Tiranë-Durrës janë afro 300 subjekte me hyrje-dalje të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat