Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Aksidenti ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë, ku mjeti tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Ndue Sokoli, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat