Parlajamëron ambasadorja Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Shqipëria

Parlajamëron ambasadorja Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:41
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shpërndarë strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për të luftuar pikërisht korrupsionin, teksa ky i fundit konsiderohet si kancer.

“Korrupsioni është kancer.

SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të vendosur para përgjegjësisë aktorët e korruptuar, për të forcuar kapacitetin dhe për të ekspozuar aktet korruptive,” shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat