Ulet numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve

Shqipëria

Ulet numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve ka pësuar rënie në Shqipëri, ndërsa 13 të prekur janë në gjendje të rënduar të shtruar në spital.

Nga 1.440 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, prej tyre më së shumti janë në Tiranë -78.

Janë 6.359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete, një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.428.

Numri i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 2,1 milionë, ndërsa çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëria janë konfirmuar 201.902 raste, prej tyre 192.428 janë shëruar, 6.359 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.115 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat