Shiu përmbyt shtëpitë në Bajram Curr, qytetari: Nuk na ndihmon askush

Shqipëria

Shiu përmbyt shtëpitë në Bajram Curr, qytetari: Nuk na ndihmon askush

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në të gjithë vendin.

Në Bajram Curr, disa banesa janë nën ujë. Një qytetar denoncon në Ti Raporton: “Jemi ankuar disa herë në bashki dhe nuk na ndihmojnë. Kërkojmë ndihmë sepse jemi nën ujë. Nga bashkia nuk na vjen askush”.

Prej ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq, si pasojë e një qendre ciklonare të krijuar në detin Adriatik, me reshje të dendura nga veriu në jug.

Sipas Meteoalb, do të ketë një përmirësim të situatës ditën e martë dhe të mërkurë por do të shënohen temperatura të ulëta deri në -6 dhe -7 gradë në zonat malore, po një tjetër ciklon do të zhvillohet në fundjavë, që do të sjellë shira të konsiderueshme në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat