Rezultuan pozitiv në testin e drogës, pezullohen dy policët

Shqipëria

Rezultuan pozitiv në testin e drogës, pezullohen dy policët

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Dy punonjës të policisë në Elbasan janë pezulluar nga detyra, për shkak se kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës së kryer së fundmi. 

Mësohet se policët ishin pjesë e patrullës në Drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në policinë e Elbasanit. 

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Vlorë rezultuan pozitiv 6 policë në testin e drogës. Ndërkohë 3 të tjerë rezultuan pozitiv në Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat