Përplasja Basha-Berisha/ Parashikimi i Mark Markut: Ish-kryeministri do bëjë Kuvendin, por...

Shqipëria

Përplasja Basha-Berisha/ Parashikimi i Mark Markut: Ish-kryeministri do bëjë Kuvendin, por...

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 00:42
Sali Berisha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku thotë se Sali Berisha do të bëjë Kuvendin në 11 dhjetor dhe do të vazhdojë betejën e vet, por PD-në nuk mund ta marrë dot.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Marku dha idenë e tij si mund të zgjidhet ky ngërç brenda PD, duke u mbajtur një referendum.

Ndërkohë në lidhje me ndërhyrjen e SHBA në debatin e brendshëm të PD-së, Marku u shpreh se ata kanë ndërhyrë që në momentin që i kanë kërkuar Bashës të largojë nga grupi parlamentar Sali Berishën.

“Ambasada amerikane i ka kërkuar Bashës që të largojë Sali Berishën. Që nga ky moment ata janë të përfshirë. Kjo gjë që po ndodh tani është për shkak të ndërhyrjes së SHBA që i kërkuan Bashës të largojë Berishën nga grupi parlamentar”, u shpreh profesor Marku.

PJESE NGA BISEDA

Mark Marku: Berisha do bëjë Kuvendin, takimin e vet. Mënyra si ai e ka bërë, edhe sikur të ketë të drejtë nga pikëpamja formale ai nuk e merr kurrë partinë, sepse procedura është jo legjitime nga pikëpamja statutore. Do t’i mbledhë njerëzit dhe do vazhdojë betejën e vet, por partia do ngelet aty.

Blendi Fevziu: Pse nuk e zgjidh PD këtë  me një votim për të parë si është votëbesimi?

Mark Marku: Një referendum, por ama referendumi duhet të organizohet.

Blendi Fevziu: Të lihet edhe një datë dhe të bëhet fushatë për referendumin.

Mark Marku: Unë mendoj se edhe kuvendi dhe çdo zgjidhje demokratike, jo kaotike. Është e habitshme si mund të mbahet një konventë në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat