Historia e veçantë e shqiptares që u martua me djalin turk: E kam bërë më lushnjar se veten!

Shqipëria

Historia e veçantë e shqiptares që u martua me djalin turk: E kam bërë më lushnjar se veten!

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:42
Vezuela Sanxhaku dhe Serdar Genç

Shqiptarja Vezuela Sanxhaku dhe djali turk Serdar Genç treguan historinë e tyre të veçantë të dashurisë gjatë një interviste që dhanë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. U njohën në një anije gjatë një organizimi me studentët por siç thotë Vezuela, nuk e kishte menduar se do të martoheshin bashkë.

“Jemi njohur në një anije, ishte një organizim nga studentët. Në fillim nuk më ka pëlqyer fare. Nuk ma merrte mendja se një ditë do të ishim këtu sot, por Serdari këmbënguli shumë, më ftonte për kafe, gjente një arsye për të studiuar bashkë. Gjithmonë mendonte në detaje, më ka shëtitur në Stamboll dhe kështu filloi.”, tha ajo.

Prej gjashtë vitesh bashkë, Vezuela tha se në fillim prindërit nuk e kishin pritur mirë lidhjen për shkak të traditave dhe feve të ndryshme. 

“Ka qenë pak e vështirë për mamin se ka dashur të më ketë afër. Gjithmonë thoshte se dua të të kem gjithmonë afër në Lushnjë dhe gjëja e parë që më tha është shumë larg. Kur ka njohur Serdarin ishte më ndryshe, e duan shumë tani gjë që më bën pak xheloze.

Kisha arritur në një konkluzion që dashuria nuk njeh kombësi, e shikon dashurinë se çfarë i ke kërkuar Zotit për ta pasur pranë vetes. Se mendoja se do të martohesha me një mysliman por çdo ditë që kalon jam e bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur.”, tha Vezuela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat