Urimi i Metës për ditën e rinisë/ Presidenti, homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit: Koha të rikthejmë demokracinë në vend

Shqipëria

Urimi i Metës për ditën e rinisë/ Presidenti, homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit: Koha të rikthejmë demokracinë në vend

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:23
Ilir Meta

Presidenti Meta, një ish student i dhjetorit, mesazhin e tij për ditën e rinisë e ka dhënë ndërsa ka bërë homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se tani është koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë.

“Ishte një detyrim për të qenë sot në këtë shesh të demokracisë. Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë udhëheqësin e kësaj lëvizje, Azem Hajdarin, i cili pati një rol kyç vullkanizuar në ato momente kritike për historinë e Shqipërisë, por edhe gjithë studentët e tjerë të cilët dhanë jetën për lirinë, demokracinë. Tani është koha për një thirrje tjetër: Ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa dhe ta rikthejnë në shinat e vërteta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh Presidenti.

Sot është 8 nëntori dita kombëtare e rinisë e cila është vendosur në kujtim të protestave studentore që rrëzuan sistemin komunist dhe çuan të krijimin e partisë së parë opozitare partisë demokratike.

Për të kujtuar këtë ditë sot po organizohen disa aktivitete, dy nga të cilat me përfaqësues të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat