Këshilli i Ministrave merr vendimin, zv.kryeministri Ahmetaj: Fondi për vitin 2022 do të rritet nga 28 në 35 mld lekë

Shqipëria

Këshilli i Ministrave merr vendimin, zv.kryeministri Ahmetaj: Fondi për vitin 2022 do të rritet nga 28 në 35 mld lekë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 09:43
Arben Ahmetaj

Fondi për procesin e rindërtimit pas tërmetit për vitin 2022, do të jetë 35 mld lekë, nga 28 që ishte një vit më parë.

Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes mëngjesin e sotëm.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se në këtë fundvit do të hyjnë një numër i madh familjarësh në shtëpitë e tyre të rindërtuara ose të rikonstruktuara.

“Sot kaluam një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancimin e detyrueshëm për financimin e të gjitha bashkive përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Llogaria e rindërtimit, i gjithë fondi për këtë vit kalon nga 28 mld lekë në 35 mld lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit që të kemi mundësi të kthejmë në shtëpitë e tyre ose në shtëpi të rindërtuara, apo në shkolla dhe kopshte, ndërtesa publike, të gjithë qytetarët dhe ato institucione që në 2019 u detyruan të largoheshin. Edhe njëherë, programi i rindërtimit ka 35 mld lekë. Këtë fundvit do kemi një numër të madh familjesh që do futen në shtëpitë e tyre, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti” – tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat