Reshjet e shiut në vend/ Krifca në hidrovorin e Hamallajt: Në mbikqyrje të plotë për të mbrojtur tokat bujqësore

Shqipëria

Reshjet e shiut në vend/ Krifca në hidrovorin e Hamallajt: Në mbikqyrje të plotë për të mbrojtur tokat bujqësore

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka zhvilluar një vizitë në hidrovorin e Hamallaj, në Durrës.

Ky Hidrovor shërben për kullimin e mbi 1300 hektarë tokë bujqësore, si dhe për mbrojtjen e disa zonave të banuara.

“Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, Durrës, kontrolluam kapacitetet e largimit të ujërave të këtij hidrovori në rast të rritjes së sasisë së reshjeve në ditët në vijim.”, shprehet Krifca.

Ajo gjithashtu, komunikoi se situata është në kontroll nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për momentin niveli i ujit është nën kuotën e rrezikshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat