Nuk kishte drita, ndezi gjeneratorin, 53-vjeçari asfiksohet nga gazi i tij

Shqipëria

Nuk kishte drita, ndezi gjeneratorin, 53-vjeçari asfiksohet nga gazi i tij

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar humbi jetën në garazhin e shtëpisë së tij pasi u asfiksua nga gazi i gjeneratorit.

Andrea Grazhdani  3 ditë më parë ishte kthyer nga Greqia dhe po bënte punime në shtëpinë e tij në fshatin Progër në Devoll për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit.

Si pasojë e mungesës së energjisë, ai kishte hapur gjeneratorin dhe gjatë natës është asfiksuar. Ka qenë fqinji i tij që e ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

Prej ditësh në shumë fshatra të qarkut të Korçës moti i keq ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike ndërsa në zonën e Devollit disa prej tyre kanë më shumë se 48 orë pa furnizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat