Një ditë pas përmbytjeve në Ferras, i moshuari: Fjeta me plakën në soletë, na mbyti banesat kanali i hajdutëve që vjedhin lekët

Shqipëria

Një ditë pas përmbytjeve në Ferras, i moshuari: Fjeta me plakën në soletë, na mbyti banesat kanali i hajdutëve që vjedhin lekët

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:41
I moshuar

Fshati Ferras në Fier ishte ndër më të prekurit nga përmbytjet e të dielës. Një ditë më pas situata duket më e qetë por dëmet janë të mëdha.

Sipas banorëve, një përmbytje e tillë që nuk ishte parë që në 2015, është shkak i kanalit kryesor të lënë përgjysëm.

"Dje kaluam një katastrofë që nuk dinim nga të shkonim. Shpëtuam për qime. Edhe gjysmë ore shtëpia do ishte përmbytur si në 2015. Në 2015 na premtuan se do të na jepnin dëmshpërblimin dhe na tallën. Bëmë dy herë dokumentat brenda vitit. E lanë kolektorin për 200 metra këtu. Kemi mbetur vetëm ne pleqtë këtu se të rinjtë kanë ikur. Tal lëmë dhe ne që të lëvizin minjtë dhe zhabat".

"Të gjithë zararin e ka bërë kanali i madh që e lanë gjysmë. Kanali erdhi te banesat. Armando Subashi me këta hajdutë që vjedhin lekun e shtetit dhe nuk e bëjnë punën e saktë. Jemi në gjendje katastrofe. Jam 78 vjeç me plakën dhe jemi mbytur. Fjetëm në soletë lart mbrëmë. Nxora ujin me fshesa dhe kova. Aman ka shtet apo nuk ka, na mbyti kanali që e lanë në gjysmë. Në 2015 ja ku janë letrat dhe deri sot asnjë qindrakë nuk më ka dhënë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat