"Nuk po ndalon", policia i qepet pas shoferit pa patentë në kryeqytet, 16 të arrestuar në fundjavë

Shqipëria

"Nuk po ndalon", policia i qepet pas shoferit pa patentë në kryeqytet, 16 të arrestuar në fundjavë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

16 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit gjatë kontrolleve në fundjavë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të arrestuarit janë shtetasit S. Gj., 56 vjeç, E. A., 35 vjeç, A. K., 50 vjeç, B. S., 55 vjeç, P. M., 29 vjeç, A. H., 25 vjeç, H. C., 38 vjeç, F. P., 36 vjeç, L. Gj., 53 vjeç, B. Z., 42 vjeç, F. Xh., 42 vjeç, P. Dh., 21 vjeçe, E. T., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, B. G., 39 vjeç, E. T., 27 vjeç.

Mes të arrestuarve është dhe një rast ndjekjeje në Tiranë.

"Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas disa minutash ndjekjeje, kanë vënë në pranga shtetasin A. Xh., i cili duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka tentuar të shmangë shërbimet e Policisë Rrugore, duke u larguar me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit". 

Po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas disa minutash ndjekjeje është kapur dhe është vënë në pranga.

Nisur dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit do të vijojë, jo me aksion, por me kontrolle permanente 24/7, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, forcën “Shqiponja” dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe për të siguruar lëvizjen normale të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat