Lumi Shushica rrëmben tokat! Çdo vit shkaktohen dëme të mëdha në fshatrat e Llakatundit dhe Armenit

Shqipëria

Lumi Shushica rrëmben tokat! Çdo vit shkaktohen dëme të mëdha në fshatrat e Llakatundit dhe Armenit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Lumi Shushica çdo vit po shkakton dëme të konsiderueshme duke gërryer toka ngado që kalon prej fshatit Kuç ku dhe buron, deri në fshatrat e Llakatundit dhe të Armenit.

Banorët e këtyre fshatrave e kanë ngritur shqetësimin pasi çdo vit ky lum po zapton hektarë  tokash bujqësore. Agronomi i ish-kooperative së fshatit Mendim Baçaj tregon se para viteve ‘90 në gjatësinë e këtij lumi bëheshin panele duke krijuar mbrojtje te tokave, ndërsa sot nuk është marrë asnjë masë .

“Duhen marrë masa urgjente pasi dhjetëra hektar me tokë arë po i gërryen lumi dhe duke i humbur përfundimisht”, thotë agronomi.

Çdo dimër dhe sa herë bie shi banorët e dinë se pranvera e ardhshme do t’i gjejë me më pak tokë për të mbjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat