Pas përfundimit të protestës, Vuçiq mbërrin në Elbasan/Masa të forta sigurie

Shqipëria

Pas përfundimit të protestës, Vuçiq mbërrin në Elbasan/Masa të forta sigurie

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:49
Foto nga arritja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Elbasan

(E plotësuar 19:30) - Presidenti i Serbisë ka mbërritur në Elbasan nën masa të forta sigurie.

Më herët aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit.

Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në axhendë.

Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të Open Balkan.

Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do ti gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave.

***

Eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe ajo e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur në Elbasan këtë mbrëmje. Qarkullimi i automjeteve në qytet është paralizuar për 20 minuta, për mbërritjen e zyrtarëve të lartë.

Në videon e siguruar, shihet se si eskorta e kryeministrit, shoqërohet nga makinat e policisë, teksa futet në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se në Shqipëri këtë të hënë dhe të martën janë të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti serb, Alesandër Vuçiç, në vazhdën e diskutimeve për “Ballkanin e Hapur”.

E pikërisht mbërritja në qytetin e Elbasanit ishte e parashikuar në agjendë, ku në orën 18:30 do bëhet mbërritja në qytet dhe në orën 19:00 është parashikuar darka zyrtare e delegacionit.

***

Berisha: Rama e Vuçiq me Ballkanin e Hapur kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka deklaruar se nisma Ballkani i Hapur dhe të gjitha marrëveshjet e saj do të anulohen sapo Partia Demokratike të jetë në pushtet.

Gjatë fjalimit të tij në protestën e organizuar kundër takimit të nismës Ballkani i Hapur në Tiranë, lideri historik i PD-së Sali Berisha tha se ky projekt është i papranueshëm dhe i rrezikshëm, dhe bie ndesh me Procesin e Berlinit për integrimet e vendeve të rajonit në familjen e madhe evropiane.

Berisha: Jemi kundër nismës Ballkani i Hapur

Përmes kësaj proteste ngrihemi për interesat jetike të kombit shqiptar. Jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trelaterale Beograd-Tiranë-Shkup, apo treshes Vuçiq, dhe vasalët e tij Rama dhe Zaev. Në krye të radhës duhet të garantojnë shqiptarët se kjo dhe miqtë tanë, se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, e kundërta është e vërtetë, ne kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal, për integrime rajonal për integrime euro-atlantike, por kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit, kundër një projekti, i cili është refuzuar kategorikisht nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia, një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon... Jemi kundër ndesh, sepse bie ndesh me interesin tonë kombëtar. Në fillimet e tij në këtë projekt, i ndërtoi hartat e rajonit, duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur”, tha Berisha.

Berisha ka kritikuar treshen Rama, Vuçiq e Zaev për letrën dërguar Berlinit, e ku flitet për Ballkanin e Hapur si një nismë ku nuk përmenden shtetet e pavarura.

Berisha: Ballkani i Hapur, projekt me të cilin Vuçiq e Rama kanë rrethuar Kosovën

Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse mini-Ballkani i Hapur është projekt i hapur me të cilin Vuçiq e Edi Rama kanë rrethuar Kosovën dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot ne protestojmë këtu të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës, Kosovës dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor të Ballkanit të Hapur një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Berlinit, në asnjë vend nuk flasin për vende të pavarur, të barabarta, dhe nuk bëjnë fjalë për popuj sovranë, por për popull në konceptin e vjetër jugosllav. Lexoni letrën e tyre, një asnjë fjalë nuk flitet për dhunimin e standardeve demokratike në këto vende si shkaku kryesor i mbetjes së këtij rajoni në pritje për BE-në”, tha Berisha.

Nisma Ballkani i Hapur, sipas Berishës do të ndikojë shtrimin e ndikimit rus në Ballkan përmes Serbisë, të cilën ai e quajti një Rusi të vogël.

Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë sapo PD të jetë në pushtet

Aleksandar Vuçiq ka ardhur këtu si udhëheqës i Ballkanit të Hapur, i tillë si udhëheqës i aleancës trelaterale Beograd, Shkup Tiranë, i tillë nuk do të jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo, sepse lordi yt është Moska dhe prapa nismës sate qëndron ideja e serbomanisë dhe prapa nismës tënde qëndron përpjekja për të shtruar këtë zonë në zonë të influencës së Putinit. Sot Serbia e Vuçiqit edhe më shumë se ajo e Millosheviqit është shndërruar në Rusinë e vogël. Në të vërtetë Rusia e vogël është rrezik për paqen e stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës... Dua të deklaroj sot se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha marrëveshjet sapo PD të jetë në pushtet”, tha Berisha.

Ai ndërkaq ka akuzuar Vuçiq, Rama e Zaev se po përpiqen ta paraqesin Ballkanin e Hapur edhe si politikë që e mbështesin SHBA-ja, duke thënë se është një mashtrim, pasi SHBA mbështet bashkëpunim ndërmjet vendeve të barabarta dhe jo midis vendeve të panjohura.

Ndryshe, Berisha ka paralajmëruar se protesta të ngjashme do të mbahen edhe në të ardhmen.  

***

Ish-kryeministri Sali Berisha e mbylli protestën kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë me një paralajmërim për kryeministrin Rama. Nga sheshi përball zyrës së kreut të ekzekutivit, Berisha e paralajmëroi atë që të mos të guxojë t’i dalë përpara ortekut që sapo ka nisur.

Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se protesta e ditës së sotme ishte pikënisje e një serie protestash që do të kulmojnë me largimin e atij që ai e quan narkoshteti.

“Ky ortek nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të mundësh shumicën. Ne nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundmevev të protestave derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti dhe të rikthejmë votën e lirë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, zoti e bekoftë flamurin tonë”, tha Berisha.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Presidenti Aleksandar Vuçiç sëbahku me kryeministrin Edi Rama kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e Kosovës me anë të nismës Ballkani i Hapur. 

Nga protesta e zhvilluar për vizitën e Vuçiç në Tiranë, Berisha thotë se Presidenti serb kërkon të sjellë në rajonin tonë, influencën e Rusisë dhe të Putinit.

“Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i zi dhe Kosova. Një project që nuk synon veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe Botë, ka qenë hegjemonia serne në rajonin tonë. Në fillimet e tij ky projekt, rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë KOsovën si shtet i pavarur. Projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar  autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur, Vuçiçin. 

Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse miniballkani i hapurk, është projekti me të cilin Vuçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot me ne protestojnë këtu, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, malitë të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme, që këta aventurierë i dorëzuan Brukselit, në asnjë rresht nuk flasin për vende të pavarura. Nuk bëhej për popuj sovran, por në konceptin e vjetër jugosllav".

***

Në fjalën e tij në protestën para kryeministrisë, ish kryeministri Berisha u shpreh se kjo protestë është për  vokacionin perëndimor të Kombit. Ai u shpreh se Ballkani i hapur është përpjekja e Vuçiq për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit.

Ndër të tjera, Berisha i bëri thirrje SHBA  të ndaloje çdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtme të SHBA në Ballkan të Soros.

“Protesta jonë është një protestë për vokacionin perëndimor të Kombit shqiptar. Vucic ka ardhur këtu, si udhëheqësi i Ballkanit të Hapur. I tillë si udhëheqës i Beograd Shkup Tiranë, i tillë nuk do jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo sepse nordi yt, është Moska. Pas nismës tënde është ideja e serbomavise, përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Sebia e Vucicit edhe më shumë se ajo e Miloshevicit është shndërruar në Rusia e vogël. Në të vërtetë Rusia e Vogël, është rrezik për paqen stabilitetin e rajonit.

Protesta jonë sot, është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar në Europë dhe në Botë, që nuk pajtohen kurrë me gjenocidin dhe presin nga Beogradi të kërkojë falje publike dhe jo të mohojë Srebrecinës. Ata që mohojnë gjenocidet nuk duhet të kenë vend në botën e qytetarëuar.

Ndaj dhe kjo protestë ka dimensione të shumta, në emër tuaj dua të deklaroj sot se Ballkani i hapur do të hidhet poshtë, me të gjitha aktet sapo PD të jetë në pushtet. Ballkanin e Hapur treshja Vucic dhe vasalët e tij, përpiqen ta paraqesin edhe si politikë që e mbështesin SHBA. Ky është një mashtrim,. SHBA kanë qenë faktor paqe stabiliteti në Ballkan dhe janë, por dua të them Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është Soros.

Me këtë rast, më lejoni t’i thirrje SHBA-ve të ndaloje cdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtme të SHBA në Ballkan të Soros.” u shpreh Berisha

Sali Berisha tregon se çfarë shkruhej në letrën që Rama-Vuçiç-Zaev i dërguan Brukselit!

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij para demokratëve të pranishëm në shesh, tha se nisma e Ballkanit të Hapur, kundërshton atë të Berlinit, të mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Berisha e cilësoi këtë nismë, si një përpjekje të hapur për të vendosur hegjemoninë serbe në Rajonin e Ballkanit. Ish-kreu i qeverisë theksoi se edhe në letrën që Rama-Vuçiç e Zaev i dërguan sot Brukselit, nuk flitej për shtete të pavarura, e sipas tij, kjo nismë vendos Kosovën në “darë armiqësore”. 

"Qytetarë shqiptarë, demokratë e demokrate, në këtë bulevard në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet më vëllazërore në këtë protestë me të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare. Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës triraterale Beograd-Tiranë-Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama dhe Zaev. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal e kundërta është e vërtetë. 

Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal, në kuadër të integrimeve Evropiane dhe Euroatlantike. Kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit. Kjo protestë është kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Kosova. Është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Ky projekt nuk synon gjë tjetër veçse influencës serbe në këtë Rajon. Ne jemi këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet e mëdha në Ballkan dhe Evropë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. 

Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartën e rajonit, duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Më vonë, projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovën mbi bazën e linjave etnike të pastërta. Miqtë e mi, sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh, sepse mini-Ballkani i Hapur është projekti me të cilin Buçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore.

Në projektin djallëzor në projektit të Ballkanit të Hapur, është një përpjekje aventurierë për të kundërshtuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Brukselit, në asnjë rresht e vend nuk flasin për vende të Pavarura, të barabarta. Në asnjë vend e fjalë e rresht nuk bëhet fjalë për popuj sovranë por për popuj në konceptin e vjetër Jugosllav". 

***

Në fjalën e mbajtur sot para Kryeministrisë ish-ministri Ylli Manjani deklaroi se Vuçiç nuk mund të jetë mik i shqiptarëve për sa kohë është armik i Kosovës dhe nuk e njeh si shtet.

Manjani tha se sot në Shqipëri kanë ardhur mysafirë ata që bashkë me të zotin e shtëpisë hanë trutë e peshkut për të na shitur trutë e gomarit.

“Nuk kam ardhur as për qokë as për patriotizëm. Ne nuk jemi patriot, ne jemi shqiptarë. Historia është e thjeshtë, sonte në Shqipëri na kanë ardhur mysafirë dhe bashkë me të zotin e shtëpisë po hanë trutë e peshkut për të na shitur trutë e gomarit. Kjo është histori gomerësh, dhe gomerët ju e dini ku e kanë vendin. Përulem para jush me një respekt të thellë për një proces të jashtëzakonshëm demokratik, ju i keni dhënë Shqipërisë një model që nuk e kishin parë. Ju u vetorganizuat, u vetmbolodhët, ju treguat se anëtarët janë më të fortë se kryetarët. Aq më tepër me kryetarët gjumash. 

Sepse shikoni miqtë e mi, demokracia në Shqipëri sot ka dy armiq, faqezinjtë dhe kapuçzinjtë. Me kapuçzinjtë kam një ftesë, shkoni në shtëpi se ju presin kalamajt, mos i bëni fëmijët me turp, sepse nuk e ndalni dot vullnetin e anëtarësisë, të popullit shqiptar. Unë kam një fjalë me mysafirin, nëse nuk njohin Kosovën nuk njohin Shqipërinë. Nuk jam diplomat dhe nuk kam patriotizma për të shitur. Kështu zotëri nëse do të jesh mik me shqiptarët njih Kosovën! Nuk mund të ecim më as me tru peshku as me tru gomari. Kemi detyrë të jemi në krah me Kosovën dhe nuk mund të ulemi në tryezë në krah me Serbët. Nuk mund të shkojmë në takime me armikun e vëllait”, tha Manjani.

***

Deputeti i PD Belind Këlliçi në fjalën e mbajtur sot në protestën para Kryeministrisë tha se projekti i Ballkanit të Hapur i hap rrugë influencës ruse në Ballkan.

Këlliçi tha se PD iu rikthye sot ADN-së së sheshit dhe protestës, ndërsa theksoi se pjesëmarrësit në tubium janë pro-perëndimorë dhe pro-evropianë.

“Jam thellësisht i lumtur sot që PD i është rikthyer ADN-së, sheshit, protestës, i është rikthyer protestës për Shqipërinë sovrane. Rama ik! Rama ik! Nuk mund të ketë integrim evropian të Shqipërisë me Ramën Kryeministër. Vetëm në 24 orë me një njoftim në rrjetet sociale ky shesh është mbushur plot me shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun e zemrës por absolutisht nuk mund ta shesësh si mik të Shqipërisë. 

E vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga kryeministria. Mos u tremb, nuk e kemi me kërpudhën. Do heqim të keqen me rrënjë dhe themel. Në vend që Rama të ishte sot këtu, Rama është mes oligarkëve dhe do jetë duke darkuar me pjata të shtrenjta peshku me sivëllain e tij Vuçiç. Ne jemi kundër Open Balkan që i hap rrugë jo vetëm influencës serbe por edhe rusë ne Ballkan. Ju jeni këto se jeni pro perëndimorë. Ne jemi këtu se jemi pro-amerikanë. 

Dy fjalë i kam edhe për kryehajdutin te bashkia e Tiranës. Gjakun e Ardit Gjoklaj kemi 6 vite që themi nuk do ta falim. Afera e inceneratorëve e ka gjenezën të humbja e jetës së Ardit Gjoklajt. Dua të falënderoj të rinjtë e FRPD-së që kanë protestuar. Prapa inceneratorëve mund të jenë aktualisht i arrestuar vetëm ish-ministri i Mjedësit, por pronari i inceneratorëve ka vetëm një Edi Ramën. Ndaj SPAK-u të refuzojë thirrjen e Ramës që nuk mund të shkonte hetimi mbi kupolën e ish-ministrit”, tha Këlliçi.

***

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka konsideruar protestën e cila po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë si një premtim i parë i mbajtur i një PD-jë të rithemeluar.

Gjatë fjalës së saj Vokshi ka shprehur krenarinë për të qenë në këtë protestë si bijë me origjinë kosove që është. Vokshi tha se është e pafalshme që Rama sot është me Vuçiç dhe jo këtu.

“ Faleminderit sot ju që  jeni mijëra sot që i jeni përgjigjur thirrjes së Berishës për protestë. Ky është premtimi i parë i mbajtur që do të tregojë se PD e rithemeluar është parti jo e gjumit letargjik por e premtimeve të mbajtura. Asnjëherë s’ka dalë as Shqipëri e as Kosovë që të cënojë këtë bashkim. Është krenari të jesh sot në këtë protestë madhështore. Është protesta e parë e organizuar nga një parti politike ndaj një çështje kombëtare. Unë jam bijë shqiptari aq edhe kosovare. 

Unë jam me origjinë nga Gjakova dhe Peja e Istogu. Për mua protesta e sotme sjellë një emocion të dyfishtë si me rrënjet e mia nga Kosova. Jam unë sot në këtë protestë për Kosovën e gjyshërve të mi, për Shqipërinë time, për Kosovën time që gjaku i gjyshit tim të mos shkojë dëm. Është e pafalshme që Edi Rama është me Vuçiç në vend që të jetë këtu. Jam e gëzuar që sot opozita është e gjallë”- tha ajo.

***

Nga protesta anti-Open Ballkan nga bulevardi para kryeministrisë, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se dita e sotme është një moment historik në demokracinë shqiptare.

Ai tha se prej 8 vite vendi ka pasur një qeverisje të mbrapshtë nuk ka punuar për këtë vend, por vetëm për xhepin e saj.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur është një projekt i mbrapshtë anti-evropian, duke u munduar që të sjellë në të hegjemoninë serbe.

Nishani: Sot është një moment historik në demokracinë shqiptare, sepse është një moment kritik dhe kthese. Sonte e keni mbushur me mijëra këtë shesh, por sonte i bashkohen edhe qindra mijëra patriotë shqiptarë kudo ndodhen në botë. Jeni të bashkuar për të luftuar tradhtinë dhe hajninë. Prej 8 vite një qeverise e mbrapshtë nuk ka punuar për këtë vend, por vetëm për xhepin e saj.

A mund të ndodhë që në një vend që një kompani të regjistrohet dhe të garojë e të fitojë tenderin, duke marrë paratë brenda një ditë. Kjo ka ndodhur në realitetin e skandaleve të kësaj qeverie. Ku e gjen kurajën hajnia? Nga mungesa e frikës ndaj ligjit. Ne na ka mësuar se hajnia shkon bashkë me tradhtinë. Ne nuk mund të pranojmë rikthimin e hegjemonisë në rajon, sepse kemi paguar shumë për stabilitetin e këtij rajoni.

Ballkani i Hapur është një projekt i mbrapshtë anti-evropianë. Do të fusë faktorët anti-evropianë në rajonin tonë. Dua të kthejnë fantazmat e Serbisë.

 

“PD e rithemeluar, një parti e premtimeve të mbajtura”/ Vokshi: Jam në këtë protestë për Kosovën e gjyshërve të mi, e gëzuar që sot opozita është e gjallë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka konsideruar protestën e cila po mbahet në Bulevardin “Dëshmo5rët e Kombit” kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë si një premtim i parë i mbajtur i një PD-jë të rithemeluar.

Gjatë fjalës së saj Vokshi ka shprehur krenarinë për të qenë në këtë protestë si bijë me origjinë kosove që është. Vokshi tha se është e pafalshme që Rama sot është me Vuçiç dhe jo këtu.

“Faleminderit sot ju që  jeni mijëra sot që i jeni përgjigjur thirrjes së Berishës për protestë. Ky është premtimi i parë i mbajtur që do të tregojë se PD e rithemeluar është parti jo e gjumit letargjik por e premtimeve të mbajtura. Asnjëherë s’ka dalë as Shqipëri e as Kosovë që të cënojë këtë bashkim. Është krenari të jesh sot në këtë protestë madhështore. Është protesta e parë e organizuar nga një parti politike ndaj një çështje kombëtare. Unë jam bijë shqiptari aq edhe kosovare. Unë jam me origjinë nga Gjakova dhe Peja e Istogu. Për mua protesta e sotme sjellë një emocion të dyfishtë si me rrënjet e mia nga Kosova. Jam unë sot në këtë protestë për Kosovën e gjyshërve të mi, për Shqipërinë time, për Kosovën time që gjaku i gjyshit tim të mos shkojë dëm. Është e pafalshme që Edi Rama është me Vuçiç në vend që të jetë këtu. Jam e gëzuar që sot opozita është e gjallë”- tha ajo.

***

Ish-deputetja e LDK në Kosovë, Melihate Tërmkolli e pranishme në protestën e ish kryeministrit Berisha në Tiranë, e quajti një thikë pas shpine për Kosovën, projektin e ‘Ballkanit të hapur’.

“Sot ne këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë – dhe fuqia jonë nuk është e vogël, fuqia e popullit është e madhe – do ta kundërshtojmë në vazhdimësi këtë pakt për Ballkanin e Hapur, për atë që dfo të thotë Jugosllavi e re, për atë që serbët e quajnë “bota serbe” dhe është përpjekja e fundit dhe synimi i fundit i Vuçiqit që me bashkëmendimtarë t’i realizojë planet, projektet deri te Millosheviqi, e tash Vuçiqi”, tha Tërmkolli.

“Por kjo nuk do të ndodhë”, vazhdoi ajo. “Është kalaja Kosovë dhe janë shqiptarët këtu në Shqipëri dhe kudo që janë.”

Tërmkolli tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kritikon Kasapin e Ballkanin, Sllobodan Millosheviqin sepse nuk i shfarosi krejtësisht shqiptarët e Kosovës.

“Vuçiqi është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviqit. Nuk e kritikon pse bëri gjenocid në Kosovë kundër shqiptarëve, por e kritikon pse nuk e kreu punën, sepse nuk i shfarosi shqiptarët për t’i hedhur në det që të gjithë dhe për ta marrë Kosovës. Nuk do të ndodhë, dhe prapë do t’i themi, kurrë nuk do të ndodhë”, tha ajo.

Sipas Tërmkollit, Kosova nuk duhet ta pranojë “Ballkanin e Hapur” edhe nëse Serbia e njeh pavarësinë e saj.

“Disa sorosianë të rinj i kam dëgjuar se nëse Serbia e njeh Kosovën, ne do ta pranojmë Ballkanin e Hapur. Kurrë dhe asnjëherë, edhe nëse na njeh Serbia nuk e pranojmë Ballkanin e Hapur”, tha ajo.

Në fund, ajo i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ta anulojë nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Edi Rama bën mirë që sot dhe nesër ta bëjë veç një veprim, ta shpallë nul këtë pakt, dhe duhet ta bëjë një gjë të tillë”, tha Tërmkolli.

***

"Rroftë Kosova!" Kështu e nisi fjalimin e saj para protestuesve Edit Harxhi.

Para qindra të pranishmëve, Harxhi tha se Ballkani i Hapur është një përrallë e shëmtuar që po na serviret si hyrja në Europë por sipas saj nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja në ish-Jugosllavi.

Harxhi: Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe po mundohen të fusin Shqipërinë, të joshin Kosovën e brishtë që ende nuk ka ulëse në OKB. Më lejoni të pyes Edi Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd.

Ajo nënvizoi se kombi ynë është në rrezik.

Harxhi: Rreziku vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që paguajnë ata dhe u kanë vënë mision të djegin Ballkanin.

Akuzat nuk i kurseu edhe ndaj Lulzim Bashës.

Harxhi: Ku ndodhet sot ish-kryetari i PD Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Në katër vite që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë.

Në fund dhe një paralajmërim për kryeministri Rama dhe presidentin Vuçiç.

Harxhi: I them Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, për mua dhe miliona shqiptarë në Ballkan, Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë.

**

Ka nisur protesta e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ashtu siç u paralajmërua, me të mbërritur para kryeministrisë, një sërë personazhesh të njohur të opozitës, nisën të flisnin në podiumin e ngritur. I pari që e mori fjalën ishte ish-deputeti Aldo Bumçi.

Ai ka treguar arsyet se përse ndodhen këtë të hënë në protestë, ku një ndër to sipas tij është aleanca që pati fillimisht Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe e dyta për krijimin e Ballkanit të Hapur, që ka për qëllim sipas Bumçit, izolimin e Kosovës. Ai tha se ky është vetëm hapi i parë e s’do të kenë të ndalur, derisa të çimentojnë demokracinë në vend. 

“Mirë se keni ardhur në këtë bulevard, në këtë protestë madhështore. Kemi ardhur të protestojmë kundër projektit Ballkani i Hapur, projekt i cili do të çimentoje regjimet autoritare. Dhunuesit më të mëdhenj, duhet ti paraqesin si vlerat më të mëdhaja, ky është Ballkani i Hapur. SHBA e Brukseli kërkoi nga Serbia që të njihte Kosovën e ku pritej një marrëveshje e madhe Aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës. Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Ky projekt dështoi, por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç, pas këtij projekti vazhduan me Ballkanin e Hapur". 

"Me këtë duan të realizojnë izolimin e Kosovës. Ballkani i Hapur është fasada që Rama i jep Vuçiç. Rama i bën fasadën dhe thotë që ai është një lider evropian. Ky është Rama, që sot është dyshues për Kosovën. Ka vetëm një projekt evropian, nuk është projekt Evropian Ballkani i Hapur. Ka vetëm një rrugë drejt Evropës, për të ndërtuar shoqëri demokratike e kjo arrihet duke ndërtuar opozitë. Opozita është e qartë, është në shesh, e këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Fitore, fitore, fitore. Protesta, protesta, protesta!”, tha Bumçi.

***

Me thirrjet “O Lulzim o legen prite Salën se po vjen” përkrahësit e ish-kryeministrit kanë mbushur pjesën më të madhe të oborrit të selisë blu.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë fyer deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili po futej në ato momente në selinë e PD-së.

Përmes një statusi në median sociale “Facebook”, ish-lideri demokrat, Sali Berisha, ka renditur katër arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të marrin pjesë në protestë. Fillimisht, Berisha solli në vëmendje se “Vuçiç është ministër i Millosheviç-it”.

Sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë, ai “akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij”.

Më tej, Berisha nënvizon se “Ballkani i Hapur”, sipas tij, është “projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe”. Protesta e sotme, për ish-liderin demokrat, nuk duhet ta lejojë asesi që kjo të konkretizohet.

“Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiç-it, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë”, shkruan në vijim Berisha.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar njerëzve të pranishëm në protestë. Ai ka shkuar fillimisht në selinë blu, e nga atje, është drejtuar me mbështetësit e tij në kryeministri, ku është paralajmëruar dhe protesta. 

Atje, do të ketë disa persona të nismës për të folur para demokratëve. Kujtojmë se kjo protestë është thërritur kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe si një formë kundërshtimi ndaj nismës Ballkani i Hapur, që sipas Berishës, i kundërvihet atij të Berlinit.

Pak para nisjes së protestës, flet Sali Berisha - ka një mesazh për Vuçiqin

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për media para pak nisjes së tubimit të paralajmëruar prej tij. 

Ai ka thënë se kjo protestë është kundër aleancës triraterale, Beograd-Tiranë dhe Shkup, e cila i kundërvihet sipas tij nismës së Berlinit. 

“Sot bashkohen në protestën e tyre të parë më të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar të shkelmuar nga regjimi, kreu i meduzës Edvin Rama. Protesta është kundër aleancës triraterale, Beograd me vasalët e tij, Tiranë-Shkup dhe nuk është aspak kundër bashkëpunimit rajonal. 

Është kundër kësaj aleance të mishëruar Ballkani i Hapur dhe refuzohet në mënyrë të prerë nga tre vende të tjera të Ballkanit. Kemi të bëjmë me një qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nismë i kundërvihet në mënyrë flagrante nismës së Berlinit e frymëzuar nga Aleksandër Vuçiçiç dhe Edvin Kristaq Rama. Ballkani i Hapur u themelua nga Aleksandër Vuçiç, por nëse ka diçka të rëndë. Simboli kuq e zi është simboli i përhershëm i shqiptarëve”, tha Berisha.

****

Pritet të nisë pas pak çastesh protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live bën me dije emrat e atyre që do të marrin fjalën në këtë protestë.

Mes folësve është edhe ish-deputetja e LDK në Kosovë Melihate Termkolli dhe do të përmbyllet me Sali Berishën.

Emrat që do të flasin në protestë:

Aldo Bumci

Melihate Termkolli

Bujar Nishani

Albana Vokshi

Belind Kelliçi

Edit Harxhi

Megi Balliu

Ylli Manjani

Sali Berisha

Lala tha se  protesta do të zgjasë jo më shumë se 1 orë dhe në derën e kryeminisëtrisë janë rikthyer dyert e blinduara nëse do të ketë tentativa për të hyrë brenda.

 Selia e PD-së rrethohet nga protestuesit

Teksa po afron ora 16:00, protestues të shumtë kanë rrethuar selinë blu.

Një numër i madh protestuesish është vënë re para zyrave të Partisë Demokratike, ku në foto duket edhe makina e Lulzim Bashës, e parkuar pranë disa Range Rover-s.

Image
Selia e PD-së rrethohet nga protestuesit

Pak ditë më parë në një emision televiziv lideri historik i PD Sali Berisha thërriti protestën kundër Ballkanit të Hapur, nismës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Në Kuvendin e mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve Basha doli kundër duke përdorur të njëjtat rreshta si në fjalimet e Ramës për mosbashkimin e Kosovës se ”Sovranizmi sjell izolim”.

Pak para protestës së Berishës, ja si paraqitet situata tek Kryeministria. Forca të shumta policie rrethojnë zonën

Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, e cila nis në orën 16:00 nga selia blu dhe vijon tek Kryeministria, në ambientet e jashtme të godinës së Qeverisë janë vendosur kangjellat metalike dhe është rritur siguria.

Furgonë dhe forca të shumta policie janë pozicionuar pas godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë që në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.

Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”.

Forca policie të pajisur me snajper, furgonë rreth Kryeministrisë, ja si duket atmosfera para protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Në këto foto dhe video mund të shihni pamjet se si duket atmosfera në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe përpara Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë protesta e thirrur nga Sali Berisha.

Siç duket, godina e Kryeministrisë është rrethuar nga furgonë policie dhe efektivë të pajisur me snajper.

Ndërkohë që në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.

Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë.

***

Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ka filluar grumbullimi i njerëzve të cilët do të marrin pjesë në protestën e thirrur prej ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Panorama.al Mariglen Kume, protestuesit janë të pajisur me flamuj kuq e zi por edhe me flamuj të Partisë Demokratike.

Sipas intinerarit të shpërndarë nga ish-Kryeministri, pas grumbullimit në selinë e PD-së, protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë për të protestuar, “siç thotë ai kundër paktit antikombëtar Rama-Vuçiç dhe vjedhjes me anë të incineratorëve.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit, po vijon përgatitjet për mbarëvajtjen e protestës. Të shumtë në numër efektivët po pozicionohen në pjesën e pasme të Kryeministrisë, për të qenë të gatshëm përballë një sulmi të mundshëm ndaj institucioneve gjatë tubimit.

Në terren kanë zbritur dhe autobotet me ujë për shpërndarjen e turmave.

Image
Nis mbledhja e protestuesve

Forca të shumta policie në kryeqytet, shtohen masat e sigurisë për protestën e thirrur nga Berisha

Berisha ka paralajmëruar protestën në orën 16:00 të kësaj hëne, kur pritet të vijë dhe presedenti serb, Aleksandër Vuçiç, për të marrë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan”.

Për të shmangur incidente të mundshme, në Tiranë janë shtuar patrullimet e mjeteve të policisë dhe janë mobilizuar forca të shumta të efektivëve.

Kryeministri Edi Rama do të presë sot në Tiranë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për takimin e radhës së “Open Balkan”.

Ish-kryeminstri Sali Berisha thirri mbështetësit në protestë para Kryeministrisë, pasi sipas tij ardhja e presidentit serb është kërcënim për interesat e vendit tonë. Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është një projekt serbo rus dhe Rama ka mbështetur Vuçiçin, në çështjen me Kosovë, pasi “ky projekt ka një qëllim, ndarjen e Kosovës”.

Për pasojë, agjenda e “Open Balkan”, që do të mbahet këtë të hënë dhe të martë do të përshtatet për mos të patur incidente me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha. Ndryshe nga takimet e shkuara, për arsye sigurie, udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në Beograd, e Shkup.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat