Edi Rama reagon për vizitën e Vuçiç në TIranë, përmend edhe Kosovën

Shqipëria

Edi Rama reagon për vizitën e Vuçiç në TIranë, përmend edhe Kosovën

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Edi Rama

Kryeministri Rama ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të protestës së ish-kryeministrit Berisha dhe atakimit ndaj Open Balkan dhe ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vuçiç, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare” -shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat