Goditje me biçak, dhunë fizike ndaj gruas dhe aksidente/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Fier

Shqipëria

Goditje me biçak, dhunë fizike ndaj gruas dhe aksidente/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Fier

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

50-vjeçari i identifikuar me inicialet E.H., është vënë në pranga pasi në fshatin Shtyllas, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak) shtetasin D. M., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një 55-vjeçar i identifikuar me inicialet Gj.M., është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u proceduan penalisht:

M. L., 62 vjeç, banues në Çermë Shkumbin, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në fshatin Çermë Sektor ka aksidentuar një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

A. M., 30 vjeç, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen K. G., 67 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat