Abuzimi seksual me fëmijët në jetimore, zv.ministrja e Punësimit: Gratë nëpunëse i shtynin fëmijët të kryenin marrëdhënie

Shqipëria

Abuzimi seksual me fëmijët në jetimore, zv.ministrja e Punësimit: Gratë nëpunëse i shtynin fëmijët të kryenin marrëdhënie

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Domna Michailidou

Detajet shokuese në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve në një jetimore në periferinë e Athinës i ka bërë me dije zv/ministrja e Punësimit Domna Michailidou, gjatë një interviste në televizionin privat ANT1 mëngjesin e së enjtes.

Ajo ka akuzuar si autorë të këtij abuzimi seksual gratë që punojnë në këtë institucion dhe ka bërë padi në Gjykatën e Lartë. Konkretisht, sipas saj, ato i shtynin fëmijët e moshës 7 deri në 11 vjeç që jetonin në jetimore te kryenin marrëdhënie seksuale. Zv.ministrja e ka publikuar këtë skandal pas një letre me akuza që kanë dërguar tre persona për këtë  strukturë specifike në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve.

Gratë nëpunëse i shihnin djemtë e vegjël në akte seksuale dhe tashme po kryhen hetime ne se ka pasur edhe regjistrime me video te këtyre akteve.

Siç ka deklaruar zonja Michailidou në këtë çështje janë përfshirë të paktën 4 fëmijë të vegjël që strehoheshin në jetimore, ndërkohë që shumica e tyre ishin transferuar në këtë institucion pas një urdhri të prokurorit që kishte cilësuar mjedisin e tyre familjar të papërshtatshëm për tu rritur.

Tashmë fëmijët janë larguar nga kjo jetimore dhe po monitorohen nga specialiste, për të përcaktuar traumën psikologjike që kanë pësuar, por edhe për të krijuar kushtet e përshtatshme për të deponuar atë që kanë përjetuar në shtëpinë e fëmijës.

Zv/ministrja bëri me dije se ne jetimoren në fjalë tashmë ka një kontroll të shumëfishtë, ndërsa të gjithë fëmijët që strehohen në të do t’i nënshtrohen ekzaminimeve psikiatrike. Gjithashtu është zbuluar se ka pasur një hetim të mëparshëm ndaj këtij institucioni, pasi thuhej se strehonte më tepër fëmijë se sa ishin raportuar në organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat