Lëvizje të reja në Qeveri/ Rama firmos një tjetër ndryshim

Shqipëria

Lëvizje të reja në Qeveri/ Rama firmos një tjetër ndryshim

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Edi Rama

Është liruar nga detyra zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë Dajna Sorensen.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të premte.

Në vend të saj është emëruar Olta Manjani.

Njoftimi:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat