Motori përplaset me shtyllën/ Kush është 30 vjeçari që vdiq në aksident

Shqipëria

Motori përplaset me shtyllën/ Kush është 30 vjeçari që vdiq në aksident

Më: 5 janar 2022 Në ora: 00:31
Ernest Kurmeka

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mesditën e sotme në Kamëz, në vendin e njohur si “Tre fushat”.

Policia bën me dije se 30-vjeçari Ernest Kurmeka ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur me një shtyllë tensioni dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. 

Njoftimi i policisë:

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi Ernest Kurmeka rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Ernest Kurmeka ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat