Në moshën 93 vjeç u nda nga jeta Abdurrahman Kaloshi!

Shqipëria

Në moshën 93 vjeç u nda nga jeta Abdurrahman Kaloshi!

Nga: Beqir Sina Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:54
Abdurrahman Kaloshi

Abdurrahman Miftar Sheme Kaloshi i lindur në Dibër (1/8/1929) u nda nga jeta në Tiranë, më 8 Janar 2022.

Abdurrahman Kaloshi, ishte një ndër legjendat e presekutimit, symbol dhe qendrestar i madh, i rregjimit të egër komunist të diktatorit Enver Hoxha, dhe për tre dekada të fundit të jetës së tij, i djatht konservator, demokrat i flaktë me gjithë fisin e tij – Kaloshve të Kastrioit – Dibër.

Një jetë të tërë ai e përjetojë si familje veçse pushkatime, arrestime, interrnime dhe burgosje në burgjet famëkeqe të komunizmit në Shqipëri.

Image
Abdurrahman Kaloshi

I Interrnuar familjarisht me nënën Shemen, motrën Dritën dhe Yllen, në fillim, Uznovë në kampin e Kalasë Berat, pastaj në Tepelenë, Porto-Palermo, Fabrika e Tullave, dhe përfundimisht 38 vite i internuar në sektorin Gradishtë, Lushnjë, në vitet e demokracisë, zgjodhi t’a ndajë jetën e tij dhe familjes së tij, mes Tiranës dhe Amerikës.

Për 30 vjet jetojë si “krjal” si i pëlqente të krenohej ai për jetën e lirisë së tij, së bashku me bashkëshorten fisnike, dhe zonjë me plot kuptimin e fjalës, Mirësie Demiri - Kaloshi, (nga Bashota Kavajë) e cila u nda nga jeta vitin e kaluar, dhe fëmijëve Kastriotit, Mozës dhe i ndjeri tashmë Nuredinit(Nuri), dy motrat e tij zonja Yllen dhe Dritën, dhe vëllain e ndjer Sakipin, plot nipave dhe mbesave.

Abdurrahman Miftar Sheme Kaloshi, i përket në gene të saj fisit të Kaloshve të Kastriotit – Dibër, gjurmëve që vijnë nga thellësitë e shekujve: "Një jetë në luftë kundër turqve e serbëve, një histori e plotë dhe e tërë respekti dhe mirenjohjeje nga e gjithë Dibra, një zonë më e presekutuara, dhe qendrestare dhe e flijuar në luftën me komunizmin dhe komunistët".

Image
Abdurrahman Kaloshi

Abdurrahman Kaloshi, do të kujtohet si emri e njërit prej atyre që kishte mbetur gjallë, për të na treguar një rrëfim që vinte thelllë nga një “zemër-vrarë” që mbajti brenda saj më së shumti : dhimbjen dhe hidhrimet një pinjoll që sot u nda nga ne.

Babai i tij Miftar Kaloshi, kishte qenë qark komandant i qarkut Dibër, patriot e atdhetar i dëshmuar, pushkatuar pa gjyq bashkë me 23 djem të familjes Kaloshi, Sef Kaloshi, Dan Kaloshi, Llan Kaloshi, Mahmut Kaloshi, Xhemal Kaloshi, Osman Kaloshi, dhe Murat Kaloshi etj..

Nipi i tij Franc Kaloshi nga Tirana, njoftoi:

Sot asht nje dite ndryshe per Familjen tone dhe Fisin e Kaloshve te Dibres, ngase per shkaqe natyrale sot asht nda prej nesh Abdurrahman Miftar Kaloshi.

Vjec 93, i biri Major Miftar Kaloshit dhe Sheme (Sufe Ndreut), Vella i Sakipit ,Manes ,Xhemalit, Lijes ,Drites dhe Ylles.

Bashkshort i bijes se Sul Demirit te Boshtoves Mirsies ,Baba i Mimozes, Kastriotit dhe Nurit .Xha Durrò lindi ne katundin Kanderr te Kastriotit te Dibres, me Gusht 1929.

U rrit nga nje Familje autoktone Dibrane. Filloj te shkollohej ne shkollen e njohur te Kastrioit “ Interrnat” në Dibra. E cila ishte një ndër shkollat e para shqipe, të përgjithshme në të gjithë Shqipërinë, Shkolle e ndertuar prej Axhes se tij Murat Kaloshi.

Por, shpejt jeta e tij nisi nje kalvar, pushkatime, burgosjesh dhe interrnimesh dhe vuajtjesh te pa shoq . Ai bashk me gjakun e tij Xhevdetin, Bajazitin, Sherifin, Gazmirin, dhe Xhelalin,,per me shum se gjysem shekulli luftuan pa u nenshtuar me diktaturen me te eger qe njohu histroria e vendit tone.

Qoft i Perjetshem kujtimi i ketij Burri!

Familja po ashtu në njoftimin e shpërndarë tregon se varrimi kryhet në Tiranë. Orari i Varrimit Ora 11: 00, Data 9.1.2022. Në varrezat publike në Sharrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat