“Kafshë, bisha, barbarë! Jam i turpëruar!”, shpërthen keq kryeministri Rama

Shqipëria

“Kafshë, bisha, barbarë! Jam i turpëruar!”, shpërthen keq kryeministri Rama

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:06
Edi Rama

Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e dhunshme të zhvilluar dje para selisë së PD, nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në bashkëbisedimin online me demokratët, Rama u shpreh ashpër se “Unë ju them demokratëve që jemi të gjithë shqiptarë, por mbi të gjitha jemi njerëz, jo bisha, kafshë, majmunë, mesjetarë, barbarë. Politika nuk është dhe s’mund të jetë logjikë e forcës, por logjika e forcës. Nuk mund të katandiset politika në një luftë me çekiçë e fikëse zjarri syve”.

Mes të tjerash, Rama tha se është i gatshëm të ndihmojë demokratët, që të gjejnë rrugën për të shpëtuar Partinë Demokratike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të gjitha gjërat i kanë bërë bashkë të dy ato, në të gjitha këto vite. Kjo është histori e një mbetje politike e ndarë në gjysmë. E ndarë në një kufomë politike me seli SHQUP-in dhe një kufomë politike pa seli, që është në listën e zezë. Të dy bashkë, deri dje, ishin një. A nuk ju imponua Lulzim Basha demokratëve pikërisht nga Berisha? Tani të dalësh e të thuash që nuk e kam njohur Berishën, është të tallësh ndenjësen.

Dje policia mbajti të njëjtin standard që ka mbajtur edhe në sulmet që i janë bërë Kryeministrisë. Policia nuk ka ndërhyrë, kur protestuesit janë marrë me muret, por ajo ndërhyri, pasi si pala jashtë, edhe ajo brenda, papërgjegjshmërisht, ishte e gatshme për gjakderdhje, për të përdorur njerëz si viktima. Ata janë udhëheqës pa vizion, pa pikën e turpit. Policia ishte aty, patjetër. Policia meriton përgëzime për gjithçka bëri dje, në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, unikale, në kushte shumë të rrezikshme, provokative, të ulëta, të poshtra, të pabesa. Sa i përket masave, policia e prokuroria nuk kanë bërë dallime nga brenda apo jashtë, por janë marrë me të dyja palët dhe kush është përfshirë në dhunim, do të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të thuash që ne i përdorim ato fikëset e zjarrit për të mbrojtur demokracinë. Nuk mund zotërote të përdor fikëse zjarri për të mbrojtur demokracinë, e të çosh njerëzit në spital. Për të mbrojtur demokracinë përdoren zgjedhjet e lira e të ndershme brenda partisë. Dy palë viktima, dy palë mish për top, nga dy kufoma, që vijnë vërdallë brenda e jashtë godinës si udhëheqës. Udhëheqësit e karvanëve mesjetare, udhëheqësit e qetave të vitit të mbrapsht? Udhëheqësit e kujt? Unë nuk mbroj kaq shumë Lulin tim, nuk kam asnjë lloj respekti, më vjen keq ta them hapur, as për Lulin tim, as për Saliun tënd. Janë të dy pengmarrës të demokratëve, por edhe të skemës demokratike të Shqipërisë.

Tani zihen me kë jam unë, i kujt jam unë, kush më ka marrë mua peng e kush më jep mua oksigjen! Jo, unë sigurisht mund të argëtohesha, por mendoj se demokratët duhet ta zgjidhin vetë, për të kuptuar se asnjëri prej tyre nuk ju thotë të vërtetën, vetëm i tërheqin prej hunde, siç kanë bërë tërë këto vite. Ju humbisni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat