Protesta e 8 janarit/ Prokuroria thërret për të dëshmuar Bashën dhe Berishën

Shqipëria

Protesta e 8 janarit/ Prokuroria thërret për të dëshmuar Bashën dhe Berishën

Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:37
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kreu i kësaj partie Sali Berisha pritet të thirren nga prokuroria në cilësinë e deklaruesit në lidhje me ngjarjet e zhvilluara në protestën e 8 janarit para selisë së PD-së.

Lajmi është konfirmuar për gazetarën e Top Channel, Anila Hoxha nga prokurori Elio Mazreku, i cili po merret me hetimin e protestës.

Të shtunën e 8 janarit, përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e e Partisë Demokratike.

Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.

Megjithë rezistencën e personave nga brenda godinës, protestuesit depërtuan në brendësi të godinës, pasi shkatërruan për disa orë sulmi me pajisje hekurthyese dyert e mbyllura me elemente metalikë.

Diplomatët amerikanë, europianë dhe OSBE dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve të ulin tensionet e protestës, e cila u shpërnda nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat