Veliaj për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE-së: Një adhurues i vërtetë i Shqipërisë

Shqipëria

Veliaj për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE-së: Një adhurues i vërtetë i Shqipërisë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:38
David Sassoli dhe Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

“Iku shumë shpejt! Me trishtim të thellë dëgjova për largimin e hershëm të David Sassoli. Presidenti karizmatik i Parlamentit Europian, një evropian i pasionuar, një italian tipik, një adhurues i vërtetë i Shqipërisë, dhe një mik i dashur!

Trashëgimia e tij bujare do të mbetet! Addio amico mio!”, shkruan Veliaj.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, në shkurt të vitit 2020 Veliaj i dorëzoi Sassolit “Çelësin e Tiranës”, si një mik i hershëm i shqiptarëve dhe mbështetës i aspiratave evropiane të vendit tonë.

Politikani ishte sëmurë rëndë që prej më shumë se dy javësh duke anuluar çdo lloj aktiviteti. Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali muajin e kaluar për shkak të komplikacioneve serioze me sistemin e tij imun.

“Sassoli ndërroi jetë në orët e para të martën në një spital në Aviano”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg ku u trajtua për pneumoni, ndërsa sot, 65-vjeçari humbi betejën me sëmundjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat