Yuri Kim: Zbatimi i reformës në drejtësi po rrit investimet amerikane në Shqipëri

Shqipëria

Yuri Kim: Zbatimi i reformës në drejtësi po rrit investimet amerikane në Shqipëri

Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:51
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i sheh në rritje investimet amerikane në Shqipëri, falë edhe përmirësimit të klimës të të bërit biznes.

Në këtë drejtim, u shpreh Kim, ka ndihmuar zbatimi i reformës në drejtësi dhe pastrimi i gjykatave. Thirrja e diplomates është që të vazhdohet në të njëjtën rrugë për të vijuar trendin rritës.

“Rregullat transparente, racionale dhe të qarta, të bëra bashkë me gjykata të pastra, ku mosmarrëveshjet zgjidhen me ligj dhe jo me ryshfet, do të tërheqin edhe më shumë investitorë.

 Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi, kështu shtohen mundësitë për punësim dhe mirëqenie për më shumë njerëz”, përfundoi reagimin e saj në “twitter” ambasadorja Yuri Kim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat