Protestuesit e PD dalin sot para Gjykatës, çfarë kërkon prokuroria

Shqipëria

Protestuesit e PD dalin sot para Gjykatës, çfarë kërkon prokuroria

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:47
Ilustrim

Do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Në këtë protestë kishte akte të shumta dhune dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale për të shpërndarë turmën, ku pas ndërhyrjes 34 persona u arrestuan.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”. Në bilancin e prokurorisë nënvizohet se të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth selisë blu që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, për të verifikuar personat që kanë hyrë e dalë nga PD, para dhe pas protestës, pasi ka dyshime se persona të armatosur kanë qenë prezent dhe janë larguar para ndërhyrjes së forcave të policisë.

Prokuroria ka kërkuar ekspertim edhe për pluhurin e bardhë të hedhur nga brenda godinës drejt protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat