Pogradec, rrëzohen shtyllat, 3 fshatra në mungesë të energjisë elektrike prej 2 ditësh

Shqipëria

Pogradec, rrëzohen shtyllat, 3 fshatra në mungesë të energjisë elektrike prej 2 ditësh

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Prej dy ditësh 3 fshatra të Pogradecit të njësisë administrative Udënisht, si: Piskupat, Boqezë dhe Lin përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Një gjë e tilla ka ardhur si pasojë e defekteve të linjës  nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.

Ditën e djeshme nuk ka pasur energji, ditën e sotme vetëm disa orë gjatë ditës dhe aktualisht qindra familje të këtyre fshatrave janë pa energji.

Ndërkohë informacionet nga OSHEE Librazhd e cila furnizon këto fshatra thonë se është punuar gjatë ditës.

Por nuk është arritur t’i jepet zgjidhje problemit i cili lidhet me rrëzime të shtyllave dhe këputje përcjellësesh të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat