Kryebashkiaku u premtoi kompensim të dëmit, fermerët e luleshtrydhes në Fier sërish në protestë

Shqipëria

Kryebashkiaku u premtoi kompensim të dëmit, fermerët e luleshtrydhes në Fier sërish në protestë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:34
Protestuesit

Fermerët e luleshtrydhes kanë dalë këtë të enjte sërish në protestë para bashkisë Fier.

Të mbështetur edhe nga Sindikata e Fermerëve të Bashkuar me kryetar Eduard Sharkën, ata  janë mbledhur para bashkisë dhe kërkojnë kompensim të dëmeve, që shkaktoi përmbytja e 12 dhjetorit 2021.

Në fund të dhjetorit, ata u takuan me kryebashkiakun Armando Subashi që u premtoi zgjidhje, por duket se situata mbetet e njëjtë.

“Ishim para dy javësh te zyra e kryetarit, se ata as nuk morën mundimin të vinin të shikonin dëmet që ne kishim. Na premtoi se do të kthente përgjigje për dy tre ditë. Kanë kaluar dy tre javë, asnjë përgjigje. Nuk duam asgë tjetër veçse çfarë na takon me ligj. Nuk duam as mëshirë, as bamirësi. Ligji thotë që na takon (dëmshpërblimi). Nëse mendojnë se nuk na takon, të na e thonë dhe ne do t’i drejtohemi gjykatës”, shprehet një fermer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat