Meta: Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, konsolidim i paqes në rajon

Shqipëria

Meta: Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, konsolidim i paqes në rajon

Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:46
Foto nga takimi

Presidenti Ilir Meta ka postuar një tjetër takim që ka zhvilluar gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut. 

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit pohon se ka pasur një takim të frytshëm me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), Zijad Bećirović. Sipas Metës, “çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.”.

MESAZHI I METËS

I përzemërt dhe shumë i frytshëm takimi në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z. Zijad Bećirović.
Në bisedën e hapur theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.
E pranova me kënaqësi edhe ftesën e tij për të ndarë këto qëndrime në një bashkëbisedim me përfaqësues të nderuar të IFIMES në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat