Dorëzohen 802 shtëpi, Rama: Vijon puna për 31 pallate në Shijak

Shqipëria

Dorëzohen 802 shtëpi, Rama: Vijon puna për 31 pallate në Shijak

Më: 15 janar 2022 Në ora: 09:13
Pamje nga video

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga procesi i Rindërtimit në Shijak.

Rama bën me dije se janë dorëzuar 802 shtëpi në Shijak, teksa shton se vijon puna edhe për ndërtimin e 31 pallateve, ku do të akomodohen edhe 660 familje, të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Mirëmëngjes dhe nga Shijaku ku pas dorëzimit të 802 shtëpive puna vijon pa u ndalur dhe për 31 pallate ku do të akomodohen edhe 660 familje, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

Rindërtimi po ecën me ritme të shpejta, teksa afat për përfundimin e të gjithë këtij procesi, qeveria ka vendosur pranverën e këtij viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat