Berisha: Shkodranët i treguan botës se Shqipëria nuk do mbetej Kuba e Adriatikut

Shqipëria

Berisha: Shkodranët i treguan botës se Shqipëria nuk do mbetej Kuba e Adriatikut

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:33
Sali Berisha

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, është shprehur se Shkodra mbajti në këmbë vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

‘Udhëtimin drejt Shkodrës e kam më emocional, më frymëzues sepse Shkodra dhe shkodranët janë frymëzim dhe vetëm frymëzim.

Në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë si Rozafa, që qëndron e pamposhtur për lirinë e shqiptarëve.

Rozafa dallon nga të gjitha kështjellat e tjera. Ajo kishte gjeneralë e prijës, por kryeprijës kishte qytetarët e Shkodrës.

Askush në Europë nuk ka paguar me gjak, ka harxhuar mijëra vite në burg si qytetarët shkodranë.

Shkodra në të gjitha kohërat mbeti kryeura e kombit me perëndimin, ruajti vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Sot mblidhemi në 32 vjetorin e protestës së parë të fuqishme anti-komuniste, 14 janarin, me të cilën qytetarët e Shkodrës çliruan qytetin dhe detyruan regjimin të tërheqë bustin e diktatorit më gjakatar, Stalin.

Një demonstratë ky qytetarët i thanë botës se Shqipëria nuk do të mbetet Kuba e Adriatikut. Shkodran do të paguante me gjakun e djemve të saj në 2 prill, vendosjen e pluralizmit. Shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat