Më pak dhi, dele dhe lopë! Blegtoria në Shqipëri në rënie, fermerët kërkojnë mbështetje

Shqipëria

Më pak dhi, dele dhe lopë! Blegtoria në Shqipëri në rënie, fermerët kërkojnë mbështetje

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Në Shqipëri ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave ka sjellë rënien e numrit të blegtorisë.

Sipas Ekspertit të Bujqësisë, Ndoc Fasllia fermerët heqin dorë nga gjëja e gjallë sepse ky sektor i bujqësisë nuk subvencionohet mjaftueshëm nga Ministria e Bujqësisë:

“Pakësimi i numrit të fermerëve në fshat në zonat rurale ka bërë që të bjerë dhe numri i blegtorisë në vend. Arsyeja e dytë është falimentimi i komplekseve të mëdha dhe të vogla blegtoriale dhe kjo ka ardhur për shkak të kostove të larta të prodhimit vendas. Pjesën më të madhe të kësaj kostoje e zë ushqimi i cili në masën 80% vjen nga importi. Kjo ka bërë që të rriten dhe kostot e qumështi dhe kështu mungojnë në tregun vendas”.

Nëse krahasojmë skemën e subvencioneve të Shqipërisë me atë të Kosovës, vendi ynë ynë blegtorit i jep shumë pak para. Konkretisht nga Skema e Kombëtarë blegtori me bagëti të imëta nuk merr më shumë se 3 milion lelë të vjetra, ndërsa fermeri që mbarështron gjedhë nuk i jep më shumë 5 mln Lekë. Ndërsa në Kosovë fermeri merr 85 euro për kokë lopë dhe 20 euro për bagëtinë e imët. Gjithashtu në Kosovë, nga Ministria e Bujqësisë merr 0.6 cent për litër qumësht.

“Ajo që ka ndikuar ndjeshëm është mungesa totale e subvencioneve për sektorin blegtorial për prodhimin. Vëmendja e qeverisë për subvencionet në këto vitet e fundit ka qenë jo për prodhimin në stallë dhe në fushë , por ka qenë për bizneset dhe pikat e grumbullimit”, thotë Fasllia.

“Në Shqipëri nga 45% e popullsisë që merret me bujqësi në 10 vitet e ardhme me këtë politikë do të mbesin vetëm 10-15 e popullsisë që do të merret me bujqësi dhe blegtori”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat