Erdogan do të mbajë fjalën e tij në Parlamentin shqiptar, zbardhet vendimi i Sali Berishës

Shqipëria

Erdogan do të mbajë fjalën e tij në Parlamentin shqiptar, zbardhet vendimi i Sali Berishës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:04
Rexhep Tayp Erdogan dhe Sali Berisha

Sot nis sesioni i dytë parlamentar i legjislaturës së dhjetë. Në rendin e ditës, Kuvendi njofton se ka vetëm një pikë, që është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe fjala përshëndetëse e presidentit turk Rexhep Tayp Erdogan.

Sot në Kuvend pritet të kthehet edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç ka njoftuar ai më herët.

Berisha është shprehur se do të ulet në vendin e tij të deputetit bashkë me deputetët e tjerë që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Në këtë sesion pritet të diskutohen ndryshimet kushtetuese për shtyrjen e mandatit të organeve të Vettingut deri në fund të 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat