Rama dhe Erdogan në Laç, Meta në Lezhë te Skëndërbeu

Shqipëria

Rama dhe Erdogan në Laç, Meta në Lezhë te Skëndërbeu

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:59
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta këtë të hënë ka kryer homazhe në nder të  figurës së heroit tonë Kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeut në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Kreu i shtetit ka zgjedhur Lezhën qytetin ku ndodhet dhe varri i heroit kombëtar, si një mesazh ndaj vizitës së presidentit të Turqisë në vendin tonë Recep Tayyip Erdoğan, i cili i shoqëruar nga kryeministri Rama ndodhet në Laç.

Meta në fjalën e tij është shprehur se heroi kombëtar është frymëzim për çdo rilindje dhe nismën e vendi tonë për të ecur drejt Evropës.

“Me shumë të drejtë Fan Noli do ta konsideronte shqiptari më i gjallë në të gjithë shqiptarët. Është jo vetëm krye heroi ynë kombëtar që i dha identitetin më të fortë kombi tonë në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor por është ky personalit i jashtëzakonshëm dhe hero i qytetërimit Evropian që nderoi identitetin Evropian dhe rrugën dhe të ardhmen e Shqipërisë. Është kjo figurë kaq e madhe që dhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi i rilindjes sonë kombëtare për të ringritur popullin tonë shqiptar bë luftën për liri dhe për demokraci. Është Gjergj Kastrioti Skëndërbeu që me të gjithë betejat e tij frymëzoi shqiptarët”, ka thënë Meta.

Image
Ilir Meta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat