554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Berisha: Strateg gjenial, mbrojti trojet nga pushtimi osman

Shqipëria

554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Berisha: Strateg gjenial, mbrojti trojet nga pushtimi osman

Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:19
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 554-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Berisha thotë se ai ishte një strateg gjenial që me betejat e tij mbrojti trojet arbnore nga pushtimi otoman.

Ai shkruan se "I shndërruar për së gjalli në legjendë ai mbeti përjetë të jetëve si forca e identitetit tonë kombetear perëndimor si princi i pavdeksisë ete kombit shqiptar. Lavdi!".

Statusi i plotë

Sot pervjetori i perjetesise se Skenderbeut! Miq, sot 554 vite me pare Prijesi i perjetshem i kombit tone, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbylli syte pergjithmone!

Skenderbeu ishte nje starteg gjenial, i cili me betejat e tij kunder hordhive te Portes se Larte mbrojti trojet arbnore por dhe mbare qyteterimin perendimor nga pushtimi otoman. I shnderruar per se gjalli ne legjende ai mbeti perjete te jeteve si forca e identitetit tone kombetar perendimor si princi i pavdeksise te kombit shqiptar. Lavdi!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat