Elbasan/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak dyshohet rrjedhja e gazit nga bombola

Shqipëria

Elbasan/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak dyshohet rrjedhja e gazit nga bombola

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Rreth orës 14:40, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, gjatë patrullimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, kanë konstatuar zjarr në katin e dytë të një banese.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që dyshohet se është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Gjithashtu i kanë dhënë ndihmën e parë dy të moshuarve që ishin në banesë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat