Erdogan thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë: Të merren masa ndaj kësaj organizate helmuese. Presim që…!

Shqipëria

Erdogan thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë: Të merren masa ndaj kësaj organizate helmuese. Presim që…!

Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:09
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

E plotësuar (18:29) - Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë vendosi si parakusht të vëllazërisë shqiptaro-turke, atë që ai e konsideron si organizata terroriste FETO.

Erdogan kërkoi nga autoritetet shqipatre që të veprojnë sa më shpejt dhe të marrin masa ndaj kësaj organizate që ideoi grushtin e shtetit në Turqi.

Sipas presidentit turk kjo çështje duhet të zgjidhet deri në vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri.

“Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë. Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare.

Nëse nuk veproni në kohë, tentativa si në Turqi mund të përsëriten dhe në vendin tuaj. Ne si shtet kemi paguar një kosto shumë të rëndë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe shpresoj që kjo çështje të ketë marrë fund në vizitën time të ardhshme në Shqipëri”, tha Erdogan.

Erdogani në Kuvendin e Shqipërisë: Kemi 600 vjet miqësi, tani edhe aleatë strategjikë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan tha në Parlamentin e Shqipërisë se dy vendet tashmë janë aleatë strategjikë. Erdogan përmendi njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa shkoi larg në histori duke thënë se dy popujt ishin miq që prej 600 vitesh.

“Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike”, tha Presidenti turk.

“Kur ne të bashkojmë duart, nuk do të kemi asnjë problem që nuk do ta zgjidhim”, vijoi ai.

Ndër të tjera, Erdogan tha:

Rritja e bashkëpunimit mes deputetëve tanë do të japë fryt në marrëdhëniet tona. Me shpalljen e Republikës turke 1923, është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë, që quhet Marrëveshje e Përjeteshme. Këto marrëdhënie nuk janë vetëm mes shteteve, por dhe popujve tanë. Edhe pse ka kufij fizk mes nesh, Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Këto marrëveshje të bashkëpunimt i kanë rrënjët të thella, tradficionale dhe të palëkundura.

Deklarimi i njëanëshëm i kryeministrit Rama në 2013 se Turqia është një nga 5 parterët strategjikë, është plotësim I kësaj panoramave me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit politik. I kemi ngritu marrëdhëniet tona në nivel strategjik. Do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen në rajon.

Kur Turqia e Shqipëria të bashkojnë duart me lejen e të madhit, nuk do të ketë asnjë problem që të mos kapërcehet. Përderisa mbrojmë vëllazërinë, qëllimet tona të përbashkëta, unë sinqerisht besoj. Nuk do të lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë kaq të bukru dhe të këndeshme siç e shikojmë së bashku.

Krijimi i një mjedisi të përhershëm besimi ,paqeje dhe stabilitetit, sigurimi I marrëdhënieve të mira fqinjësore janë prioritete të politikës së jashtme turke. Njohim rolin konstruktiv që Shqëipëria ka luajtur në Ballkan.

Rama qetëson Perëndimin në prani të Erdoganit

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëtësuar aleatët në BE dhe SHBA pas vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri. Rama tha se mes BE-së dhe Turqisë, ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe mbetet një aleat strategjik i Perëndim, po ashtu edhe një mik i Turqisë.

Rama tha teksa ishte në krah të Presidentit Erdogan se ai është një këshillues i mirë, ndërsa shtoi se çfarë flet me të në publik, atë flet edhe në takimet bileterale.

“Mendoj se këtë marrëdhënie ka vetëm të mira. Mos e harrojmë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot. Turqia është një valvul e pashmangshme sigurtie për BE. Ne jemi aleatë, nuk bëjmë zgjedhje, ne zgjedhim Shqipërinë”, tha Rama.

***

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhen në ambientet e Kryeministrisë, ku po firmosen shtatë marrëveshje mes dy qeverive.

Së pari, u firmos një marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Më pas, një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

Dy ministrat e arsimit, firmosën një memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve.

Takimi i tyre në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp, ndërsa pritet që Erdogan do të marrë pjesë dhe në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet.

Në fund, në orën 17:00, Erdogan do të ngjitet dhe në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, nga ku do mbajë një fjalim përshëndetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat