Basha u ndryshon karriget deputetëve pro Berishës: Presim vetëm internimin

Shqipëria

Basha u ndryshon karriget deputetëve pro Berishës: Presim vetëm internimin

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:55
Lulzim Basha

Vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar të 4 deputetëve dhe pezullimin e 6 të tjerëve ka sjellë debate në seancën e parë parlamentare të këtij viti.

Kryetarja e Kuvendit ka lexuar kërkesën për ndryshimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së duke vendosur Enkelejd Alibeaj si dhe largimin e emrave që nuk ishin në listë.

Të zhvendosur në radhë larg Lulzim Bashës, parlamentarët e renditur në krah të Berishës e kundërshtuan këtë veprim, duke theksuar se kryetari i PD është i shkarkuar.

"Tani po pres të më njoftojë dhe fshatin ku do më internojë".

"Po fillojmë keq, po fillojmë me dokumenta që paraqiten këtu që nuk janë reale, janë nul. Ju zonja kryetare jeni në dijeni ndaj ndryshimeve që ka PD pas Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetor dhe referendumit të datës 18 dhjetor". 

"Përbërjen e grupi parlamentar të PD-së as ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshoni dot."

Jashtë Kuvendit deputetët theksuan se do të jenë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në disa prej bashkive të vendit.

"PD me mandat të Kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit."

Pavarësisht protestës, tashmë demokratët janë ndarë në dy kampe edhe në Kuvend një e drejtuar nga Basha dhe pjesa tjetër e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat