Protesta e 8 janarit/ Berisha: Rama pajisi me armë kriminelët në zyrën e Bashës

Shqipëria

Protesta e 8 janarit/ Berisha: Rama pajisi me armë kriminelët në zyrën e Bashës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 22:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” u shpreh se prej 8 janarit, dita kur u mbajt protesta e thirrur prej tij para selisë blu, opozita është vetëm një fasadë.

Ai akuzoi Ramën se pajisi me armë trafikantët dhe vrasësit që qëndronin në zyrën e Bashës për ta mbrojtur ndaj protestuesve.

“Nga data 8 janar e sot, opozita është vetëm fasadë. Lulzim brava mbahet në atë funksion nga Edi Rama. Nuk përfaqëson asgjë, përveç Edi Ramën. S’kemi të bëjmë më me një parti, por me një peng.

Në mes të Tiranës, Rama pranoi të instalohet një grup mercnarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë për të mbrojtur një personalitet që mbrohej nga 8 gardistë, me në krye komandantin e drejtorisë së ruajtjes së personaliteteve, dhe rretherrotull tarfikantë e vrasës. I pajisi me armë. I përdori këto armë kundër protestuesve paqësorë…Beteja ime është tërësisht kundër Ramës. Basha është lëvozhgë e Ramës. Kjo opozitë do të rritet çdo ditë e më shumë deri në përmbysjen e tij.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat