I dënuari për vrasje ndërron jetën në burgun e Peqinit

Shqipëria

I dënuari për vrasje ndërron jetën në burgun e Peqinit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një i dënuar për vrasje vdes në burgun e Peqinit.

Andrea Berberi, 76-vjeç nga Durrësi humbi jetën pasi ka qenë i infektuar me Covid-19.

Gjendja e tij ka ardhur duke u rënduar dhe nuk mundi të mbijetonte.

76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë rreth 11 vjet më parë, i akuzuar për vrasjen e Luan Puja, 42 vjeç në atë kohë, baba i dy fëmijëve.

Puja mbeti i vdekur në vend, pasi u qëllua nga Andrea Berberi, në zonën e Spitallës, pranë varrezave të reja të qytetit.

Krimi ndodhi më 22 nëntor të vitit 2011

Andrea u dënua me 25 vjet nën akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat