Makina përplas motoçikletën në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një person

Shqipëria

Makina përplas motoçikletën në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një person

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar në superstradën Lezhë- Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”.

Korrespodenti i Panorama bën me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonte një person.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat