Basha paralajmëron ndryshimin e madh në PD

Shqipëria

Basha paralajmëron ndryshimin e madh në PD

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:21
Lulzim Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka publikuar sërish një video me momente nga takimi me demokratë të degës 7 në Tiranë.

Basha thekson se PD nuk është strehë e së kaluarës. 

 “Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës.

Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat