U shemb sapo doli përjashta, dëmtohet shtëpia e 80-vjeçares në Kuçovë

Shqipëria

U shemb sapo doli përjashta, dëmtohet shtëpia e 80-vjeçares në Kuçovë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Reshjet e shiut, të rëna me intensitet të lartë përgjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëmtime në banesën e një të moshuare në fshatin Pëllumbas, në ish/komunën Lumas në bashkinë Kuçovë.

Mesohet se 80-vjeçarja Feride Hysaj jetonte e vetme në këtë banesë që u dëmtua, pasi fëmijët janë të martuar dhe jetojnë jashtë shtetit.

Sapo ka vërejtur se diçka po ndodhte me shtëpinë e saj, e moshuara ka dalë jashtë banesës, ndërsa pak minuta më vonë një pjesë e banesës është shembur.

Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë së Kuçovës,të cilët po punojnë për të saktësuar shkaqet e dëmtimit të banesës, ndërkohë që e moshuara nuk ka pësuar lëndime dhe është strehuar provizorisht tek të afëmit e saj.

Pritet në vijim çfarë do të bëhet me banesën që ka pësuar dëmtime dhe paraqet rrezikshmëri shembjeje.

Banesa ka dëmtime të verandës, dhomës së ndenjes dhe dëmtim të çatisë në mënyrë të pjesshme si dhe çarje të mureve mbajtës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat