Analisti i njohur tregon se çfarë do të ndodhë në 6 mars: Plani i Berishës dhe i Bashës!

Shqipëria

Analisti i njohur tregon se çfarë do të ndodhë në 6 mars: Plani i Berishës dhe i Bashës!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:28
Sali Berisha, Lulzim Basha

Analisti Enton Abilekaj u shpreh se Berisha në 6 mars mund të dalë me një front opozitar edhe me partitë aleate.

Ai tha se Berisha dhe Basha mund të bëjë koalicion me aleatët e tyre dhe pas rezultatit të lokaleve do të mund të tregohet se kush do të mund ta rrëzojë Edi Ramën nesër.

“Berisha mund të dalë me një front opozitar e me partitë aleate, nëse do të ketë të tilla. Basha nuk mund të bëjë aleancë me LSI-në dhe ka një dyshim nëse do të bashkëpunohet me aleatët e 25 prillit. Ndërsa Berisha mund të bëjë koalicion me ta dhe të tregojë se ky koalicion mund të tregojë se nesër mund të rrëzojë Edi Ramën. Nëse Basha mund të vijë në pushtet edhe pa aleatë, aq më mirë, por këto zgjedhje janë një test real për të kuptuar mirë se cila është opozita e vërtetë përballë Edi Ramës. Agonia e opozitës duhet të marrë fund.

Për mua shumicën e ka Berisha, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Basha mund të dalë forcë e dytë pas PS-së dhe është në dorë të elektoratit pastaj që të vendosë kë të ndjekë. Në këtë zgjedhje më e rëndësishme se sa vendi i parë, është vendi i dytë. Këto zgjedhje do të jenë një test për zgjedhjet e ardhshme. Nëse opozita e vazhdon këtë agoni nuk ka çfarë t’i bëjë as 30 qershorit dhe as 25 prillit. Opozita duhet të shohë nga e ardhmja dhe të shohë nga 2023 dhe 2025”, tha gazetari i ftuar në një studio televizive.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat