​Meta: Presidenti Rugova model i mirë i largpamësisë në interesin e vendit

Shqipëria

​Meta: Presidenti Rugova model i mirë i largpamësisë në interesin e vendit

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:50
Ibrahim Rugova

Edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka shkruar se ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se sot kujtojnë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë. 

Sot u bënë 16 vjet nga vdekja e Rugovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat