Basha nga njësia 8: Së bashku do të ecim drejt një drite të re dhe agimi të ri shpresash

Shqipëria

Basha nga njësia 8: Së bashku do të ecim drejt një drite të re dhe agimi të ri shpresash

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:42
Lulzim Basha

“Nuk do ta lemë Shqipërinë në natën e tejzgjatur të tranzicionit”- ishte ky zotimi i kryedemokratit, me strukturat drejtuese të PD në njësinë 8 në Tiranë, ku theksoi se së bashku do të ecim një drite të re dhe agimi të ri shpresash

“Ne sfidave nuk u jemi trembur asnjëherë. Kundërshtarit edhe kur ka qenë dhe ka patur siç ka sot, të gjitha mjetet, nuk i jemi trembur asnjëherë. E dinë që i fryn tam-tameve të përçarjes sepse duan ta përçajnë Partinë Demokratike pikërisht sepse është pengesa e vetme mes të keqes dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshim, mes një shteti plaçkë e një pakice politikanësh, oligarkësh dhe kriminelësh dhe një shteti në shërbim të qytetarëve. Por ne nuk do ta lejojmë siç nuk e kemi lejuar ku me mençuri, ku me vendossmëri e ku të jetë e nevojshme me të dyja bashkë e me çdo sakrificë.

Ndërkohë vizioni jonë për të nesërmen që e shpjegojmë sa e sa herë kur ka fushata, në fakt është vision i lindur nga nevojat e shqiptarëve dhe bashkë me detyrën tonë për të shëruar plagët e hapura padrejtësisht ne do të bëjmë gjithçka që të krijojmë një aleacë sa më të gjerë të mundshme me qytetarët e t’u themi me të vërtetë politika e mashtrimit, e gënjeshtrës, e shpifjes ju ka lodhur siç do të lodhte çdo njeri normal, çdo popull normal të Europës. Por mos e humbni shpresën. Sepse ne jemi të vendosur dhe po e tregojmë me vepra, jo me fjalë që një politikë ndryshe po vjen e cila i ka dhënë tashmë provat e para dhe do të japë edhe më shumë prova dhe bashkë më të gjithë shqiptarët e ndershëm që janë shumica absolute e këtij vendi.

Në bazë të parimeve më të shëndosha të demokracisë dhe me në krah ata që i kanë themeluar këto parime, aleatët tanë. Nuk do ta lëmë Shqipërinë në natën e tejzgjatur të tranzicionit, por së bashku do të ecim drejt një drite të re dhe agimi të ri shpresash i cili më shumë se kurrë do t’i gëzojë prindërit shqiptarë sepse do t’ju kushtohet fëmijëve të tyre, brezit të ri.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë! Dhe ne jemi të vendosur që këto mundësi mos t’i gëzojë një grusht njerëzish dhe fëmijët e tyre, por të gjithë shqipatarët dhe fëmijët e tyre. Kjo është esenca e misionit tonë, kjo është esenca e asaj që kemi thënë “ Zgjedhim të Ardhmen” të lëmë mbrapa hijet e të shkuarës, të lëmë mbrapa simbolet e korrupsionit, të lëmë mbrapa praktikën e aliazhit politikë-krim-oligarki dhe të ecim përpara siç na takon ne demokratëve drejt një Shqipërie normale, me politikanë normal, me integritet, të aftë për të marrë me vete shumicën e shqiptarëve në rrugëtimin tonë drejt një Shqipërie ndryshe, ndryshe në kuptimin e shpresave dhe ëndrave të të gjithë prindërve dhe të gjitha familjeve shqiptare për fëmijët e tyre.” perfundoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat