Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike tregon se kur do të dalin emrat zyrtarë për zgjedhjet

Shqipëria

Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike tregon se kur do të dalin emrat zyrtarë për zgjedhjet

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:26
PD

Për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe përgatitjet e fushatës e cila nis zyrtarisht më 19 shkurt, Marash Logun, këshilltar Ligjor i Partisë Demokratike, tha se janë tashmë në përgatitje e sipër.

Logu, u shpreh se bazuar në përgatitjet e filtrimit të kandidatëve për deputet që në vitin 2020, këto përgatitje vlejnë edhe për këto zgjedhje, të cilëve, sipas tij, kanë kaluar edhe një lloj filtri të vetingut.

Megjithatë Logu, shprehet se emrat zyrtar do të dalin brenda 31 janarit.

"PD për të filluar kandidaturat për deputet pati filluar që në vitin 2020, një proces që ne kemi mbledhur propozime që kanë ardhur që nga baza e partisë, më pas komisioni për vlerësimin e kandidaturave i ka nënshtruar, dhe një lloj procesi i vetingut për këtë lloj kandidaturash , pra falë këtij procesi kemi pasur kandidatura të sakta, megjithatë falë konsultimit me bazën dhe degën dhe besoj se brenda muajit janar do te kemi kandidatura zyrtare të PD-së, për gjashtë bashkitë ku ka garë. Pra sipas vendimit të KQZ, ligjërisht kemi afat deri më 9 janar, por besoj se PD do të dalë më kandidaturat e saj zyrtare brenda 31 janarit”, tha ai.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, e vlerësoi përpjekjen që po bëhet në degën e Lushnjës për një kandidatë të përbashkët me grupin e rithemelimit. Ai ftoi këdo që ndjehet demokrat që të kalojnë në përkrahje të kandidatëve të PD.

“Kjo s’po bëhet vetëm në Lushnjë, por në të gjitha degët ku PD synon të ndërtoj aleancën më të gjerë të mundshme jo vetëm me partitë e tjera që kanë qenë në frontin opozitar por mbi të gjitha me çdo frymë, me çdo faktor që është opozitar përballë Ramës. Kushdo është i ftuar që ti bashkohet përpjekjet që PD do ti bej kandidatëve të saj për të fituar zgjedhjet e pjesshme më 6 mars. Kjo besoj është një thirrje për këdo demokrat që të bashkohemi pas kandidatëve zyrtar të PD”, tha ai për MCN Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat