Ndotja e hapësirës publike/ Rama publikon pyetjen e nëntë të “Këshillimit Kombëtar”

Shqipëria

Ndotja e hapësirës publike/ Rama publikon pyetjen e nëntë të “Këshillimit Kombëtar”

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e nëntë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar.

Bëhet fjalë për ndotjen e hapësirave publike, teksa Rama pyet qytetarët nëse duhet të ketë ndëshkime, penalizme për subjektet apo këdo tjetër që ndotin mjedisin.

Çdo shtëpi shqiptare do të marrë me postë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar, ku janë ngritur pyetje për vendime me rëndësi për familjet shqiptare, bashkëjetesën tonë demokratike dhe politikën e jashtme të Shqipërisë. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin me dorë dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim.

Më të rinjtë mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online  https://keshillimikombetar.al/ Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit… Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë”- shkruan ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat